• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me sekretaren e përgjithshme të KE-së, Pejçinoviq Buriq

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me sekretaren e përgjithshme të KE-së, Pejçinoviq Buriq

Shkup, 12 qershor 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova ka realizuar takim me sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq, në margjinat e konferencës për rindërtim të Ukrainës, që mbahet në Berlin.

Siç kumtuan nga Kabineti i Siljanovska Davkova, në takim u bisedua për bashkëpunimin e frytshëm me Këshillin e Evropës në proceset kyçe reformuese në vend, për përkushtimin e lartë të ndërsjellë, si dhe për projektet të cilat përmes zyres programore të Këshillit të Evropës në Shkup, me sukses realizohet në sfera të ndryshme, e në drejtim të realizimit të aspiratave të vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

"Presidentja Siljanovska Davkova, duke u përqëndruar në kapacitetin demokratik të institucioneve tona, i ka theksuar angazhimet për avancimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e së drejtës, si një nga parakushtet bazë për avancimin e shoqërisë sonë. Në takim u theksua rëndësia e temës barazia gjinore dhe zbatimi i Konventës së Stambollit", thuhet në kumteësn nga Kabineti i Siljanovska Davkova.

Dy bashkëbisedueset kanë këmbyer mendime edhe për perspektivën evropiane të rajonit, si dhe për kontributin tonë të rëndësishëm në sigurimin e paqes dhe stabilitetit të Evropës. bsh/

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova

QËNDRONI TË LIDHUR