Takim i presidentes Siljanovska Davkova me presidentin e Serbisë, Vuçiq në manastirin "Shën Prohor Pçinjski"
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka vendosur lule para pllakës përkujtimore të KAÇKM-së në manastirin "Shën Prohor Pçinski" me rastin e festimit të 2 Gushtit - Ditës së Republikës.
- Post By Besnik Shuki
- 13:47, 2 gusht, 2024
Kumanovë, 2 gusht 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka vendosur lule para pllakës përkujtimore të KAÇKM-së në manastirin "Shën Prohor Pçinski" me rastin e festimit të 2 Gushtit - Ditës së Republikës.
Presidenten Siljanovska Davkova e ka pritur presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas çka së bashkju e kanë vizituar manastirin "Shën Prohor Pçinjski".
Në këtë moment po mbahet takimi bilateral mes dy presidnetëve, pas çka do të vijojnë deklarata për media.
Paraprakisht, presidendtja mbajti fjalim në Pelince, prej ku porositi se beteja për të rinjtë është betejë për republikën e katërt të Maqedonisë, e cila duhet të kujdeset për më të mirët dhe të jetë e solidarizuar ndaj atyre më të prekur dhe e drejtë ndaj të gjithëve. bsh/
Foto: MIA