• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me përfaqësuesit e Diasporës së Bashkuar të Maqedonisë

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me përfaqësuesit e Diasporës së Bashkuar të Maqedonisë

Shkup, 20 korrik 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot në "Vila Biljana" në Ohër  e priti Meto Koloski dhe Gordan Jordanov nga Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë (DBM) dhe në takimin me ta u informua për projektet dhe aktivitetet e planifikuara të DBM-së.

Siç njoftoi Kabineti i Siljanovska-Davkovës, janë shkëmbyer mendime për Strategjinë Nacionale për Bashkëpunim me Diasporën, për gjendjen aktuale politike në SHBA dhe Evropë, si dhe për ndryshimet në demografinë e diasporës.

Në takim, presidentja theksoi përkushtimin e saj për nxitjen e bashkëpunimit me DBM-në, thellimin e lidhjeve me mërgimtarët, shfrytëzimin e potencialeve dhe forcimin e rolit të tyre në zhvillimin dhe prosperitetin e vendit. sa/

Foto: Kabineti i Presidentes të Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR