• e mërkurë, 03 korrik 2024

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me Denis Beqiroviq, kryesues i Presidencës së BeH-së

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me Denis Beqiroviq, kryesues i Presidencës së BeH-së

Shkup, 13 qershor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot në vilA Vodno, në prag të Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të pjesëmarrësve në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, realizoi takim me kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq.

Siç kumtuan nga kabineti i Siljanovska Davkovës, në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale, për gjendjen aktuale dhe perspektivën evropiane të dy vendeve, si dhe për aspektet e sigurisë dhe politike në rajon.

Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan përkushtimin e tyre për integrim të plotë në Bashkimin Evropian dhe shprehën gatishmërinë për shkëmbim të përvojave, ndihmë reciproke dhe mbështetje në proceset reformuese.

"Në takim u theksua rëndësia e promovimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të bashkëpunimit në iniciativat rajonale, me qëllim të intensifikimit të integrimeve evropiane dhe përballjes së sfidave në nivel rajonal. Bashkëbiseduesit konfirmuan përkushtimin e ndërsjellë për intensifikimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe theksuan nevojën për përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore", qëndron në kumtesën nga kabineti i Siljanovska Davkovës. ls/

foto: Kabinet i Siljanovska Davkovës

QËNDRONI TË LIDHUR