• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me Barbara Rambusek, drejtore për inkluzivitet gjinor dhe ekonomik në BERZH

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me Barbara Rambusek, drejtore për inkluzivitet gjinor dhe ekonomik në BERZH

Shkup, 12 qershor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Berlin në margjinat e Konferencës për rindërtimin e Ukrainës realizoi takim me Barbara Rambusek, drejtore për inkluzivitet gjinor dhe ekonomik në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Në takim është diskutuar për rëndësinë e jashtëzakonshme rreth përkushtimit në zbatimin e projekteve të BERZH-it në vend me fokus në zhvillimin e vazhdueshëm të proceseve socio-ekonomike në shoqërinë vendase konform me përcaktimin e strategjisë tonë evropiane, kumtuan nga kabineti i Siljanovska Davkova.

Dy bashkëbisedueset kanë potencuar përkushtimin në promovimin e barazisë gjinore, si një faktor kyç për funksionimin e qëndrueshmërisë dhe inkuzivitetin në tregun ekonomik. Në këtë rast, presidentja Siljanovska Davkova ka shprehur kënaqësinë për suksesin e politikave të zbatuara të BERZH-it në vend. rq/

Foto: kabineti i presidentes Siljanovska Davkova

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR