• e premte, 27 dhjetor 2024

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me ambasadorin turk Fatih Ullusoj

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me ambasadorin turk Fatih Ullusoj

Shkup, 5 qershor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka realizuar takim me ambasadorin turk në vendin tonë, Fatih Ullusoj. Në takimin, siç kumtoi Kabineti i presidentes, janë këmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale, të cilat tradicionalisht janë miqësore, në frymën e partneritet strategjik mes dy shteteve dhe aleancën në NATO.

"Presidnetja Siljanovska Davkova u falënderua për përkrahjen e përgjithshme që Turqia e jep që nga ditët e para të pavarësisë së vendit dhe e theksoi përkushtimin e saj që të punojë në avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë. Në atë kontekst, presidentja Siljanovska Davkova potencoi nevojën për krijimin e kushteve të nevojshme për intensifikimin e bashkëpunimit mes bizneseve nga të dyja shtetet, me qëllim të rritjes së këmbimit tregtar", thuhet në kumtesë.

Në takim janë këmbyer mendime për gjendjet aktuale në të dy vendet, ngjarjet e sigurisë dhe politike në rajon, si dhe sfidat lidhur me eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut.

Presidentja Siljanovska Davkova ka shprehur pritje se Turqia edhe në të ardhmen do të jetë partner konstruktiv dhe përkrahës i shtetit tonë në planin bilateral dhe multilateral.

Në takimin u theksua edhe roli dhe kontributi i komunitetit turk në zhvillimin e përgjithshëm të shtetit. bsh/

Foto: Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova

QËNDRONI TË LIDHUR