• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me ambasadorin francez Siril Bomgartner

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me ambasadorin francez Siril Bomgartner

Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti ambasadorin e Republikës Franceze, Siril Bomgartner. Në takim ishin shkëmbyer mendime për marrëdhëniet dypalëshe gjithpërfshirëse mes të dyja shteteve, që karakterizohen me miqësi tradicionale, dialog të hapur dhe konstruktiv dhe avancim të vazhdueshëm të bashkëpunimit në shumë sfera me interes të ndërsjellë, informojnë nga kabineti i saj.

Në takim është biseduar për aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si prioritet strategjik i shtetit. Në atë kontekst presidentja Siljanovska Davkova ka theksuar se mbështetja nga ana e miqve dhe partnerëve tanë në BE, duke përfshirë edhe Francën, për ne është vlerësuar lartë dhe e rëndësishme. 

"Presidentja Siljanovska Davkova shprehu pritjen e saj për vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE, duke e rikthyer besimin në procesin e merituar të integrimit, me fokus në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës. Ajo shfaqi shpresën se çështjet historike të vjetra njëqindvjeçare nuk do të kenë përparësi ndaj reformave që janë prioriteti kryesor kombëtar, si dhe shprehu pritshmërinë e saj për bashkëpunim më të thellë me Republikën e Pestë Franceze për zbatimin e përvojave franceze në zhvillimin e demokracisë", thuhet në kumtesë.

Në kontekst të sundimit të drejtësisë, si kriter i parë dhe më meritor nga Kopenhaga, presidentja i ka theksuar sfidat aktuale të brendshme lidhur me parimin e dëmtuar kushtetues të ndarjes së pushtetit pa të cilën nuk ka demokraci parlamentare. fc/

Fotografia: Kabineti i Gordana Siljanovska Davkova

 

 

 

 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR