• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me ambasadoren e Zvicrës, Veronik Halman Marti

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me ambasadoren e Zvicrës, Veronik Halman Marti

Shkup, 27 maj 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti ambasadoren e Konfederatës Zvicerane, Veronik Halman Marti, kumtuan nga kabineti i saj.

Në takim janë këmbyer mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm dypalësh ndërmjet dy vendeve, që i lidh miqësia tradicionale dhe e sinqertë e bazuar në bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë.

"Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se në Zvicrën, me të cilën këtë vit po shënojmë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, shohim një mik të madh dhe aleat të sinqertë në procesin e arritjes së qëllimeve dhe prioriteteve të politikës së jashtme", thuhet në kumtesë.

Në takim, presidentja Siljanovska Davkova theksoi rëndësinë e mbështetjes zvicerane për institucionet e Maqedonisë, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, por edhe për shoqërinë civile, dhe theksoi se veçanërisht vlerësojmë faktin që Zvicra është donatori ynë më i madh dypalësh.

foto: Zyra e presidentes

_________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

foto: Zyra e presidentes 

QËNDRONI TË LIDHUR