• e martë, 24 dhjetor 2024

Takim i presidentes Siljanovka Davkova me rektorët e universiteteve shtetërore

Takim i presidentes Siljanovka Davkova me rektorët e universiteteve shtetërore

Shkup, 13 maj 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovka Davkova sot i priti rektorët e universiteteve shtetërore "Shën Cirili e Metodi" - Shkup, "Goce Dellçev" - Shtip, "Shën Klimenti i Ohrit" - Manastir, Universsiteti në Tetovë dhe "Nëna Terezë" - Shkup.

Në takim, siç kumtoi kabineti i presidentes, në të cilën morën pjesë rektorja prof.dr. Biljana Angellova, rektori prof.dr. Jusuf Zejneli, rektori prof.dr. Dejan Mirakovski, prorektori prof.dr. Jove Talevksi dhe prorektori prof.dr. Beki  fetai, u dërguan urime për zgjedhjen e presidentes Siljanovska Davkova dhe u shprehën pritje për bashkëpunimin e suksesshëm. 

Siç është cekur në kumtesë, bashkëbiseduesit këmbyen mendime për reformat rrjedhëse në arsimin e lartë me qëllim të adaptimit të institucioneve të arsimit të lartë ndaj tendeve globale dhe arritjeve të kritereve dhe standardeve evropiane.

Presidentja Siljanovsksa Davkova thekosi se si personalitet që vjen nga komuniteti akademik, do ta mbështesë nxitjen e veprimtarisë shkencore-hulumtuese, duke cekur se arsimi i lartë është kyç për prosperitetin, zhvillimin dhe përparimin e shtetit dhe ngritje e cilësisë së tij duhet të jetë prioriteti ynë kryesor.

Në tkaim SIljanovsksa Davkova theksoi se nevoja institucionet shtetërore së bahsku me universitetet t'i intensifikojnë përpjekjet për shfrytëzim më të plotë të r esurseve nga mekanizmat e BE-së dedikaur për arsimin e lartë dhe të shfrytëzohet mundësia që studentët e vendit dhe kuadri akadmeik të kenë nivel të rritur të bashkëpunimit përmes projekteve të programit Erasmus+ të Komisionit evropian.

"Në drejtim të nxitjes së zhvillimit përmes shkencës, digjitalizimit dhe zhvillimit të kapaciteteve njerëzore, preidentja e ceki gatishmërinë e saj si profesoreshë me përvojë shumëvjeçare në arsimin e lartë të ndihmojë në drejtim të përmirësimit të cilësisë së arsimit për të gjithë të rinjtë, promovimin e lojllojshmërisë kulturore, nxitjes së inovacioneve dhe përmirësimit të shkathtëssive teknologjike tek të rinjtë", ceket në kumtesë.

Fotо: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova

QËNDRONI TË LIDHUR