• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Takim i parë zyrtar mes përfaqësuesve të VLEN-it dhe Lëvizjes Arbëria

Takim i parë zyrtar mes përfaqësuesve të VLEN-it dhe Lëvizjes Arbëria

Shkup, 3 gusht 2025

Pas një sërë kontaktesh joformale të zhvilluara ditëve të fundit, sot u mbajt edhe takimi i parë zyrtar mes VLEN të përfaqësuar nga Izet Mexhiti dhe Zeqirija Ibraimi dhe të Lëvizjes Arbëria, të përfaqësuar nga Orhan Ibrahimi dhe Bekim Fazliu.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe mirëkuptimi, duke reflektuar frymën e përgjegjësisë politike dhe nevojën për bashkëpunim të sinqertë mes forcave që ndajnë aspirata të përbashkëta për të ardhmen e shqiptarëve.

Qëllimi i diskutimeve ishte shqyrtimi i mundësive për bashkëpunim në zgjedhjet lokale, duke u përqendruar në krijimin e një platforme të përbashkët që do t’i shërbejë interesit qytetar dhe përfaqësimit të denjë politik.

Palët u pajtuan që dialogu i nisur të vazhdojë me krijimin e grupeve të punës, duke hapur rrugën për hapa të tjerë konkretë në ditët dhe javët në vijim.

Në këtë takim, mbi dallimet e natyrshme, mbizotëroi bindja se e ardhmja e shqiptarëve ndërtohet mbi bashkëpunim të ndershëm.

VLEN

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR