• e diel, 24 nëntor 2024

Takim i përfaqësuesve të lartë të SHBA-së dhe Kinës në Uashington

Takim i përfaqësuesve të lartë të SHBA-së dhe Kinës në Uashington

Uashington, 29 shtator 2023 (MIA) - Ndihmës sekretari shtetëror amerikan për Azinë Lindore dhe Paqësorin, Daniel Kritenbrink u takua me zëvendësministrin kinez për punë të jashtme Sun Veidong në Uashington, publikoi Departamenti i shtetit.

Siç citohet, të dy biseduan për çështjet rajonale duke përfshirë Burmën, Korenë e Veriut dhe çështjet detare, me ç'rast Kritenbrink e theksoi vlerën për mbajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit.

Ndihmës sekretari shtetëror amerikan gjithashtu e theksoi vlerën e rajonit të lirë, të hapur dhe të begatë indo-paqësor.

Në kumtesën e Ministrisë amerikane të Punëve të Jashtme shtohet se biseda ishte e sinqertë, detajore dhe konstruktive.

Takimi vijoi pas takimit të mëparshëm të sekretarit shtetëror Entoni Blinken dhe nënpresidentit kinez Han Zheng në Nju-Jork. sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR