• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim i përfaqësuesve të Drejtorisë së doganave dhe të Asociacionit Makam Trans në VK Tabanoc

Takim i përfaqësuesve të Drejtorisë së doganave dhe të Asociacionit Makam Trans në VK Tabanoc

Kumanovë, 18 korrik 2024 (MIA) - Automatizimi i terminaleve të vendkalimeve kufitare, sistem i sofistikuar për mbikëqyrje, harmonizim i çmimeve të doganës dhe të inspektorëve janë pjesë e masave që do t'i ndërmarrë Dogana në mënyrë që të shkurtohet koha e pritjes së transportuesve, kumtuan sot kompetentët nga Drejtoria e doganave pas takimit me kompetentët nga Asociacioni Makam-trans në VK Tabanoc. Kjo, sipas drejtorit të doganave, Boban Nikollovski do të kontribuojë për sistem më efikas të tërë ekonomisë.

"Si drejtori e doganave për momentin kemi angazhime dhe reagojmë për automatizim të terminaleve në vendkalimet kufitare. Kur sistemi do të jetë implementuar, do të lidhet me sistem më të sofistikuar për video mbikëqarje i cili në mënyrë automatike do të mund t'i regjistrojë targat dhe ai sistem do të sjellë shumë informata të dobishme jo vetëm për drejtorinë e doganave, por edhe për institucionet e tjera, për tonët, transportuessve tanë do t'ua hkurtojë kohën për hyrjen në terminale", deklaroi Nikollovski.

Drejtorët e Drejtorisë së doganave, Nikollovski dhe Agjencisë për ushqim dhe veterinari, Oliver Millanov biseduan edhe për mundësinë që të harmonizohen ndërrimet e shërbimeve oinsspektuese me nëpunësit doganorë që plotësisht dpt alehtësojë qarkullimin.

Deri më tani protokollet e nënshlruara do të respektohen në mënyrë që të ulet koha e pritjes dhe qëndrimit të transportuesve tanë. Bëri thirrje të gjithë të sillen me përgjegjësi, të gjithë të kenë benefite, të kenë raporte partneriteti.

Nga Asociacioni Makam Trans dakordohen se bahskarisht duhet të punojnë në interes të të gjithëve, kërkojnë të ndërmerren hapa me të cilët do të ulet koha e pritjes, në mënyrë që të sigurohet zhvillim i qëndrueshëm dhe rritje e ekonomisë.

"

"Patëm bisedë mjaft konstruktive, sepse siç e dini transporti i mallrave në një shtet të varur nga importi varet në 96 për qind të rasteve nga tranpsorti në komunikacionin rrugor. Q[ do të thotë se të gjithë edhe institucionet shtetërore, transsportuesit, bashkarisht, duhet të punojmë në mënyrë që ta rrisim vëllimin e transportit, me çka do të ndihmohet zhvillimi i ekonomisë, do të ndihmohet edhe të sigurohet zhvillim i qëndrueshëm i shoqatave transportuese tregtare. T'i ngriism në piedestal funksionet të cilat i ka pasur dogana, policia, që do të thotë se ede transportuesit gjithashtu duhet të ndryshojnë dhe të mendojnë në tjetër mënyrë. Revolta e cila lajmërihet për shkak të pritjes, se duhet ta ulim me ndërmarrje të aktiviteteve të caktuara siç është përshpejtimi gjaët hyrjes me Agjencinë për veterinarim, me inspektorët e tjerë që do të thotë çdo mundësi, unë them edhe pesë minuta të ulet koha e pritjes është mirë për të gjithë ne", deklaroi sekretarja e Asociacionit, Biljana Muratovska.

Transportuesit të cilët i anketuam kërkojnëpërditësism mëtë madh nga institucionet, koordinim më të madh nga të dyja palët. Ata u ankuan se presin edhe nga pesë orë, posaçërisht në periudhën e verës.

Nikollovski tha se do t'i respektojë të gjitha protokollet, përfshirë ede atë i cili është nënshkruar nga paraardhësi që njëherë të maten kamiontë dhe të tejkalohet turma.

"Unë personalisht do të angazhohem, e di se është nënshkruar ai protokoll me R. e Serbisë, dhe ky protokoll do të angazhohen të funksionojë maksimalisht. Atë që e kam sot i informatë se nga shkurti deri dje mendoj rrewth 550 kamionë vetëm njëherl e shkfrytëzuan atë mundësi. Megjithatë këtu duhet t'u apelohet edhe vetë transportuesve t'i referoihen asaj marrëveshje. Përndryshe do të angazhohemi maksimalisht të funksionojë", tha Nikollovski. ab/

foto МIА dhe Drejtoria e doganave

 

QËNDRONI TË LIDHUR