• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim i Nikollovskit, Zekolli Shaqirit dhe Ivanovskit me euroambasadorin e ri Rokas

Takim i Nikollovskit, Zekolli Shaqirit dhe Ivanovskit me euroambasadorin e ri Rokas

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski së bashku me zëvendësministren Kaltrina Zekolli Shaqiri dhe drejtorin e NP Hekurudha Infrastruktura, Sinisha Ivanovski, dje realizuan takim pune me ambasadorin e ri të BE-së, Mihailis Rokas.

Siç kumtuan sot nga Minsitria e Transportit, në tkaim, ministri Nikollovski e njoftoi euroambasadorin Rokas me programin qeveritar në pjeësn e projekteve të infrastrukturës, duke e potencuar rëndësinë për zhvillim të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore me fokus të veçantë në ndërtimin e hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10. 

Nikollovski theksoi se plani për hekurudhë të shpejtë në Korridorin 10 është real dhe me rëndësi strategjike për Maqedoninë, për vendet e rjaonit dhe për Bashkimin Evropian.

Në tkaim minsitri e potencoi përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë lidhur me procesin e eurointegrimit të vendit, duke shtuar se Ministria e Transportit punon aktivisht në harmonizimin e politikës së transportit me rregullativat e BE-së.

"Presim bashkëpunim të mirë dhe kooperues me Delegacionin e BE-së si deri më tani. I dëshiroj mirëseardhje ambasadorit të ri Rokas dhe shpresoj se në vazhdimësi bashkarisht do t'i relaizojmë politikat dhe projektet e hartuara. Unioni është partneri ynë shumëvjeçar strategjik dhe mbështetës i fuqishëm si në procesin inkuadrues, ashtu edhe në pjesën e mbështetjes financiare të projekteve kapitale për çka shprehim falënderim të madh", theksoi Nikollovski, ceket në kumtesë. ab/

Foto: Ministria e Transportit

QËNDRONI TË LIDHUR