• e martë, 24 dhjetor 2024

Takim i nënkryetarit Misovski me kryerevizorët shtetërorë të Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë

Takim i nënkryetarit Misovski me kryerevizorët shtetërorë të Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë

Shkuo, 27 mars 2024

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Goran Misovski, sot realizoi takim me kryerevizorin shtetëror Maksim Acevski dhe me kryetarin e Zyrës Supreme të Revizionit të Polonisë, Marian Banas, i cili është për vizitë në Entin Shtetëror të Revizionit në vend (ESHR).

Në takim u diskutua për rolin e ESHR-së, bashkëpunimin e tij me Kuvendin dhe rëndësinë e institucionit në drejtim të kontrollit të financave publike, si dhe mundësitë e shfrytëzimit të përvojave në lidhje me ngritjen e Zyrës Supreme të Revizionit të Polonisë dhe marrëdhëniet e saj me Parlamentin Polak.

Misovski theksoi se ESHR-ja ka pozicion të veçantë në vend, se kryerevizori shtetëror është zgjedhur me konsensus midis deputetëve dhe se institucioni ka bashkëpunim të mirë dhe të frytshëm me Kuvendin, ku vlerësohet relevanca e raporteve të revizionit.

Nënkryetari i Kuvendit i njoftoi bashkëbiseduesit se fushata zgjedhore në vend fillon javën e ardhshme, para dy cikleve të ardhshme zgjedhore, ashtu që gjatë kësaj periudhe nuk planifikohen seanca dhe aktivitete të tjera të mëdha në Dhomën Ligjvënëse. Prandaj, siç tha ai, pret që ESHR-ja t'i ndjekë me vigjilencë zhvillimet gjatë zgjedhjeve në fushën e kompetencave të tij.

Në këtë kontekst, kryerevizori shtetëror Acevski tha se ESHR-ja do t'i përcjellë të gjitha proceset deri në fund dhe objektivisht. Ai propozoi që pas konstituimit të përbërjes së re të Kuvendit, të organizohet vizitë e deputetëve në Parlamentin e Polonisë, si mundësi për shkëmbim të përvojave, veçanërisht në lidhje me shqyrtimin e raporteve të revizionit.

Aceski, si dhe kolegu i tij Banas, e theksuan bashkëpunimin e mirë të ndërsjellë të ESHR-së dhe Zyrës Supreme të Revizionit të Polonisë, si dhe bashkëpunimin e tyre dhe shkëmbimin e vazhdueshëm të përvojave në kuadër të Organizatës Evropiane për Revizione Shtetërore.

Banas theksoi gjithashtu se është mirë të dëgjohet sesi vlerësohet ESHR-ja në vend, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që çdo vend të ketë institucione të forta të kontrollit, veçanërisht në fushën e kontrollit të financave publike, duke qenë se siç tha ai, bëhet fjalë për paratë e qytetarëve.

 

KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR