• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim i minsitrit Misajllovski me ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Tiganj

Takim i minsitrit Misajllovski me ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Tiganj

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Ndajmë vlera dhe parime të përbashkëta demokratike, sundim të së drejtës, liri, siguri dhe si vende aleate, në mëynrë aktive kontribuojmë në nisma rjaonale me qëllim të pëërforcimit të sigurisë dhe stabilitetit rajonal, konkluduan ministri Vllado Misajllovski dhe ambasadorja e Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj në takimin e sotëm në Ministrinë e Mbrojtjes, ku mori pjesë edhe atasheu mbrojtës, Stjepan Domjançiq.

Siç kumtuan nga MM, minsitri Misajllovski falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Kroacisë në rrugën drejt anëtarësimit tonë në BE, për bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm me ambasadën kroate dhe për kontributin e Kroacisë me ekip dhe aeroplan për shuarje të zjarreve që e kapluan vendin tonë.

Në takim, ambasadorja Tiganj potencoi se Kroacia mbetet në qëndrimin se duhet të jemi pjesë e familjes evropiane dhe se kemi mbështetje të vazhdueshme për eurointegrimin tonë.

"Bashkëpunimi mbrojtës mes dy vendeve është i shkëlqyeshëm dhe po avancohet në vazhdimësi. Bashkëpunimi në fushën e arsimit ushtarak po realizohet pëtmes udhëzimit të pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë së Veriut për shkollim, trajnim dhe aftësime profesionale në qendrat ushtarako-arsimore në Republikën e Kroacisë dhe me pjesëmarrje të ekspertëve në fushën e marrëdhënieve me opinionin në trajnimet të cilat i zbaton Qendra rajonale për marrëdhënie me opinionin", shtohet në kumtesën e MM-së. ab/

Foto: МM

QËNDRONI TË LIDHUR