• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim i ministrit Toshkovski me zëvendësambasadoren e Suedisë Bibi Gramson

Takim i ministrit Toshkovski me zëvendësambasadoren e Suedisë Bibi Gramson

Shkup, 5 mars 2024 (MIA) - Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka pasur takim pune me zëvendësambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Bibi Gramson, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Në takim Toshkovski e theksoi rolin e MPB-së në drejtim të realizimit të proceseve zgjedhore të ardhshme, si dhe të drejtat dhe obligimet që i ka si ministër në këtë Qeveri teknike, të cilat kanë për qëllim organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

Zëvendësambasadorja Gramson, shtohet në kumtesë, theksoi bashkëpunimin e mirë me policinë e Maqedonisë, ndërsa ekipi i saj prezantoi projektin për mbështetje suedeze për reformat policore, të cilin do ta zbatojë "SIDA", Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor.

Toshkovski falënderoi policinë e Maqedonisë për mbështetjen e deritanishme dhe deklaroi se është në dispozicion për të gjitha nevojat për realizimin e vazhdueshëm të projektit të paraparë. sa/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR