• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim i ministrit të Punëve të Brendshme Toshkovski dhe zëvendësministrit Bushi me Rosana Duxhak, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara

Takim i ministrit të Punëve të Brendshme Toshkovski dhe zëvendësministrit Bushi me Rosana Duxhak, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara

14 shkurt 2024 

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësministri Nazim Bushi sot zhvilluan takim pune me Rosana Duxhak, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara. 

Në takim ishte biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë, me të cilin u konstatua se është në nivel shumë të lartë dhe nga viti në vit po thellohet, ndërsa njëherësh u theksua se Ministria e Punëve të Brendshme është partner kyç, strategjik i agjencive të OKB-së në vend. 

Në takim, ministri Toshkovski theksoi respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, lidhur me të drejtën e lëvizjes së lirë e cila u shkurtohet qytetarëve me pamundësinë që me kohë t'i nxjerrin dokumentet e tyre. 

Lidhur me sferat potenciale ku bashkëpunimi do të mund të zgjerohej në sfera të reja, ministri Toshkovski theksoi se është me rëndësi që projektet dhe aktivitetet e filluara me Zyrën e OKB-së të realizohen në tërësi, ndërsa propozimet e reja për bashkëpunim të koordinohen në kohë që do të kontribuonte për sukses të plotë në drejtim të ndërtimit të kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. 

Ministria e Punëve të Brendshme

________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre. 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR