• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim i ministrit Shaqiri me ambasadorin britanik Loson dhe drejtoreshën e Këshillit britanik Siars

Takim i ministrit Shaqiri me ambasadorin britanik Loson dhe drejtoreshën e Këshillit britanik Siars

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri sot realizoi takim me ambasadorin Britanik, në Maqedoninë e Veriut Metju Lloson dhe drejtoreshën e Këshillit Britanik për Ballkanin Perëndimor Kler Siars.

Siç informon MASH, në takim diskutuan për gjendjet aktuale në sistemin arsimor kombëtar, si dhe për aktivitetet e përbashkëta të cilat të dyja palët po i realizojnë në drejtim të ngritjes së cilësisë së arsimit në vend.

"Jam mirënjohës që Këshilli Britanik për shumë vite ka qenë mbështetës i përpjekjeve institucionale për arsim më cilësor tek ne dhe pres që të vazhdojë edhe në të ardhmen. Veçanërisht është e rëndësishme mbështetja për zhvillimin e aftësive digjitale tek të rinjtë, si dhe përkrahja për ngritjen e motivimit të mësimdhënësve dhe përforcimin e kompetencave të tyre", tha ministri Shaqiri.

Ambasadori Lloson dhe drejtoresha e Këshillit Britanik Siars konfirmuan se ndihma e Qeverisë Britanike është e disponueshme, sepse i trajtojnë përkushtimet e sinqerta për nxjerjen e brezave të reja më cilësore.

"Ata ritheksuan se në rrjedh janë përgatitjet për organizimin e tubimit më të madh në botë të ministrave në fushën e arsimit dhe aftësive, Forumi Botëror i Arsimit, i cili do të mbahet këtë vit në maj, në Londër. Njëkohësisht, dërguan ftesë deri te ministri Shaqiri që të marrë pjesë në manifestimin ku shkëmbehen përvojat dhe krijohen udhëzime për politikat e ardhshme arsimore", informon Ministria e Arsimit dhe Shkencës. sa/

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës 

QËNDRONI TË LIDHUR