Takim i ministrit Murtezani me u.d. në ambasadën e Republikës së Koresë, Ço Xhi I
- Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot realizoi takim me ushtruesin e detyrës në Ambasadën e Republikës së Koresë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Sofje, Ço Xhi I, me rastin e pranimit të donacionit nga populli korean.
- Post By Fami Bajrami
- 15:54, 20 nëntor, 2024
Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA)- Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot realizoi takim me ushtruesin e detyrës në Ambasadën e Republikës së Koresë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Sofje, Ço Xhi I, me rastin e pranimit të donacionit nga populli korean.
Nga MPE thonë se donacioni është pjesë e grantit për projektin “Përforcimi i kapaciteteve të Ministrisë për Çështje Evropiane”, përfshin vetura, TI dhe pajisje për zyrë në vlerë prej rreth 27 milionë denarë dhe do të mundësojë avancimin e kapaciteteve teknike dhe administrative të Ministrisë.
Ministri Murtezani shprehu mirënjohje deri te Ço Xhi I dhe ambasadës së Republikës së Koresë për këtë donacion, i cili pasqyron mbështetje të cilën populli korean e jep për proceset reformuese dhe përforcimit institucional.
Murtezani theksoi se edhe pse bashkëpunimi bilateral mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Koresë ende është në nivel fillestar, ky donacion është bazë për zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve të dobishme të ndërsjella. Ai theksoi se ndihma e tillë do të kontribuojë në efikasitetin më të madh në përmbushjen e obligimeve tona në procesin euro-integrues, si dhe në koordinimin e ndihmës së donatorëve.
Ai gjithashtu shprehu besimin se kjo mbështetje do të përdoret plotësisht për avancimin e kapaciteteve tona institucionale dhe do të kontribuojë në qëllimin e përbashkët – ndërtimin Republikës së Maqedonisë moderne, stabile dhe të qëndrueshme, e gatshme për tu bë pjesë e familjes evropiane.
Foto: Ministria për Çështje Evropiane