• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim i ministrit Murtezani me përfaqësuesit e Bankës evropiane të investimeve

Takim i ministrit Murtezani me përfaqësuesit e Bankës evropiane të investimeve

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA)- Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani sot realizoi takim me përfaqësuesit e Bankës Evropiane të Investimeve – Bjoran Gabriel, përfaqësues i BEI në Shkup dhe Aleksandro de Konçini, nëpunës i lartë për kredi për Maqedoninë e Veriut në BEI ku u u diskutuan mundësitë për përforcimin e bashkëpunimit.

Murtezani bashkëbiseduesve ju theksoi se prania fizike e BEI-së në vend dhe në teren për të gjitha operacionet e BEI-së me të vërtet i lehtëson realizimin e projekteve/programeve. Ai falënderoi BEI-në për përkushtimin e tij ndaj vendit ndër vite dhe për mbështetjen në realizimin  projekteve aktuale, për bashkëpunim në të ardhmen.

“Ministri informoi bashkëbiseduesit për listën indikativë të projekteve që janë bërë në bazë të Listës së vetme të projekteve, duke theksuar se lista indikativë përmban tipin e njëjtë të projekteve për të cilat BEI është i interesuar të investojë në Maqedoninë e Veriut, siç janë ruajtja e energjisë dhe ngrohja qendrore në sektorin energjetik, infrastrukturë në digjitalizim, infrastrukturë të shkollave dhe institucionet shëndetësore”, thuhet në kumtesë.

BEI kontribuon për Politikën zhvillimore dhe kooperative evropiane në përputhje me kushtet dhe rregullat e përcaktuara në marrëveshje të ndryshme që lidhin Bashkimin Evropian me rreth 130 vende.

Foto: Ministria për Çështje Evropiane

 

QËNDRONI TË LIDHUR