• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim i ministrit Murtezani me ambasadorin malazez Miljaniq

Takim i ministrit Murtezani me ambasadorin malazez Miljaniq

Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot zhvilloi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Malit të Zi në Maqedoninë e Veriut, Zoran Miljaniq, në të cilin u theksuan partneriteti dhe aleanca e fuqishme bilaterale, në veçanti rruga evropiane e të dyja vendeve. 

 

Siç bënë të ditur nga Ministria për Çështje Evropiane, Murtezani shprehu mirënjohje për përvojën e përbashkët me Malin e Zi, në veçanti gjatë përgatitjes së procesit të skriningut, i cili paraqet shembull të shkëlqyer të shkëmbimit të njohurive dhe praktikave të mira, njëherit edhe thellimit të bashkëpunimit bilateral. 

"Murtezani dhe Miljaniq konstatuan se si shtete të përkushtuara ndaj vlerave evropiane dhe euroatlantike, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë në nivel bilateral, duke e mbajtur nivelin e lartë të dialogut politik. Ata i potencuan kontaktet e vazhdueshme në nivel të lartë dhe pjesëmarrjen në nismat rajonale, që pasqyrojnë bashkëpunimin e fuqishëm dhe miqësor mes dy vendeve", theksohet në kumtesë.

 

Në takim është potencuar edhe rëndësia e Planit të Rritjes së KE-së për BP dhe Agjendën reformuese, të cilat janë të rëndësishme për progresin e procesit të integrimit evropian. Marrëveshja për bashkëpunim e vitit 2012 mes dy vendeve u theksua si kornizë e rëndësishme për ringjalljen e serishme të shkëmbimit të ekspertizës për tema lidhur me BE-në me interes të përbashkët, duke përfshirë edhe Agjendën Reformuese.

 Foto: Ministria për Çështje Evropiane

 

QËNDRONI TË LIDHUR