• e premte, 26 korrik 2024

Takim i ministrit Murtezani me ambasadorin e Austrisë Pamer

Takim i ministrit Murtezani me ambasadorin e Austrisë Pamer

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot kishte takim me ambasadorin e Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Martin Pamer, në të cilën fokusi kryesor i bisedës ishin marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi ekonomik, agjenda reformuese e Qeverisë, implementimi i Planit të rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, si dhe zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, në kontekst të integrimit evropian.

Nga Ministria për Çështje Evropiane njoftuan se Murtezani theksoi rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të Austrisë për rajonin, duke pasur parasysh mbështetjen e vazhdueshme dhe të zëshme për politikën e zgjerimit, e cila reflektohet edhe në nismat e shumta bilaterale dhe multilaterale në të cilat merr pjesë apo i kryeson ky vend anëtar i BE-së, siç janë grupet “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, iniciativa trelateralë i formatit Slavkov, Grupi C-5 i Evropës Qendrore.

"Bashkëbiseduesit riafirmuan miqësinë, nivelin e lartë të bashkëpunimit ekonomik dhe politik mes dy vendeve dhe shikuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral përmes Tuining dhe TAIEX mekanizmave të BE-së, si ndihmë gjatë realizimit të prioriteteve kryesore strategjike të vendit", shtohet në kumtesë. sa/

Foto: Ministria për Çështje Evropiane 

QËNDRONI TË LIDHUR