• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim i ministrit Murtezani me ambasadoren e Zvicrës Ulman

Takim i ministrit Murtezani me ambasadoren e Zvicrës Ulman

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani sot u takua me Veronik Ulman Marti, ambasadoren e Konfederatës Zvicerane në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Siç kumtoi SÇE, Murtezani dhe Ulman Marti konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, të cilat këtë vit shënojnë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës.

"Në takim u shpreh kënaqësia e ndërsjellë lidhur me komunikimin e shkëlqyer në nivel politik dhe ekonomik, duke konfirmuar angazhimin për intensifikimin e mëtejshëm të dialogut politik dhe bashkëpunimit të përgjithshëm. Ministri Murtezani falënderoi për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme zhvillimore nga Zvicra për Maqedoninë e Veriut, që lidhet ngushtë me proceset reformuese dhe harmonizimin e standardeve me Bashkimin Evropian, përforcimin e institucioneve, zhvillimin e balancuar rajonal dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor", thekson SÇE.

 

Ministri e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë afatgjatë në kuadër të programit zhvillimor zviceran, i cili reflektohet edhe në Strategjinë për Maqedoninë e Veriut për periudhën 2021-2024, me të cilin parashihen 65 milionë franga zvicerane për sferat e caktuara tematike prioritare.

"Falënderim i veçantë u shpreh edhe për mbështetjen financiare nga Zvicra për projektin “Përkrahje për Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE”, financuar nga Agjencia Suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar zhvillimor (SIDA), ndërkaq implementuar nga UNOPS Shkup"; informoi SÇE. ls/

Foto: SÇE

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR