• e martë, 24 dhjetor 2024

Takim i ministrit Mucunski me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Kasanof

Takim i ministrit Mucunski me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Kasanof

Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski sot ka realizuar takim me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Aleksandar Kasanof - përgjegjës për rajonin e Ballkanit Perëndimor në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të shtetit i cili po qëndron për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

"Gjatë takimit, ministri Mucunski shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi proceset e përgjithshme reformuese në vend. Së bashku u konfirmua interesimi për ruajtjen e vazhdimësisë në dialogun politik ndërmjet dy vendeve mike përmes shkëmbimeve të rregullta të vizitave dhe përvojave, vazhdimin e aktiviteteve në kuadër të Dialogut strategjik, si dhe përmes bashkëpunimit të afërt në kuadër të NATO-s", njoftoi MPJ TJ. 

Ministri theksoi fokusin e qeverisë drejt përshpejtimit të procesit eurointegrues dhe zbatimin e reformave që do të ofrojnë përfitime të dukshme për qytetarët, “veçanërisht në sferën e zhvillimit ekonomik, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit”.

Në këtë kontekst, theksojnë nga Ministria është vënë në pah interesimi për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me SHBA-në, si dhe forcimin e lidhjeve të biznesit mes dy vendeve.

"Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për temat aktuale nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në sferat kyçe si siguria rajonale, bashkëpunimi ekonomik, qeverisja e mirë dhe demokracia. Kasanof e konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për përpjekjet e Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit në BE dhe theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të Aleancës së NATO-s", thuhet në komunikatë. qa/

Foto: Ministria për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme

 

QËNDRONI TË LIDHUR