• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim i ministrit Mucunski me ambasadoren rumune Aksinte

Takim i ministrit Mucunski me ambasadoren rumune Aksinte

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Timco Mucunski, ka zhvilluar sot takim me ambasadoren e Rumanisë, Adela Monika Aksinte, në të cilin, siç bën me dije MPJA-ja, janë konfirmuar marrëdhëniet tradicionale dhe miqësore mes dy vendeve “të cilat edhe në të ardhmen do të përmirësohen  dhe thellohen, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik”.

"Njëherit, u theksua edhe dinamika e bashkëpunimit dypalësh, duke filluar nga dialogu politik, bashkëpunimi sektorial dhe bashkëpunimi ynë i ngushtë në nismat rajonale. Tema e bisedimeve ishte integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku bashkëbiseduesit ranë dakord se zgjerimi i mëtejshëm i Bashkimit Evropian nuk është vetëm një nxitje për vendet e rajonit, por edhe një interes thelbësor për vendet anëtare", kumtoi Ministria.

Mucunski shprehu falënderim "për mbështetjen e vazhdueshme dhe të parezervë nga Rumania për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian, si dhe për gatishmërinë e tyre për të ofruar ndihmë në fusha specifike që janë me interesin tonë".

“Bashkëbiseduesit iu referuan edhe aleancës brenda NATO-s dhe nevojës për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të sfidave të sigurisë me të cilat po përballemi”, theksohet në kumtesën. ls/

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme 

 

QËNDRONI TË LIDHUR