• e shtunë, 17 gusht 2024

Takim i ministrit Misajlovski me ambasadorin bullgar Angelov

Takim i ministrit Misajlovski me ambasadorin bullgar Angelov

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski sot pati takim me ambasadorin e Bullgarisë, Angel Angelov, në të cilin në prani të atasheut të mbrojtjes, nënkolonelin Asen Lambev, diskutuan për bashkëpunimin në mbrojtje ndërmjet dy vendeve për të cilën besojnë se është "shembull se si duhet të bashkëpunojnë dy vende fqinje, miqësore dhe aleate".

"Letra e synimeve e nënshkruar së fundi nga ministrat e mbrojtjes në Samitin e fundit të NATO-s, e cila lehtëson lëvizshmërinë ushtarake në Korridorin 8, e forcon edhe më shumë bashkëpunimin në mbrojtje", theksuan Misajlovski dhe Angellov në takimin në Ministrinë e Mbrojtjes.

Siç thekson Ministria e Mbrojtjes, bashkëpunimi dypalësh, rajonal dhe në kuadër të NATO-s, veçanërisht në mbrojtjen e krahut lindor të Aleancës, është "një tregues i dukshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve aleate", duke theksuar se anëtarët e Armatës së Maqedonisë janë pjesë e misionit eVA Aktivitetet e vigjilencës së shtuar" në Bullgari dhe marrin pjesë së bashku në Brigadën e Evropës Juglindore.

"Gjithashtu, bashkëpunimi në mbrojtje është i dukshëm në fushën e edukimit dhe trajnimit të personelit ushtarak në Akademinë Ushtarake në Bullgari, si dhe pjesëmarrja e kadetëve në Kampusin Veror të organizuar nga Akademia Ushtarake "Gjeneral Mihailo Apostolski". Pjesëmarrja e përbashkët në stërvitje dhe trajnime si në baza dypalëshe ashtu edhe në ato rajonale kontribuon në zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve", njofton Ministria e Mbrojtjes. sa/

Foto: Ministria e Mbrojtjes 

QËNDRONI TË LIDHUR