• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim i ministrit Misajllovski me ambasadorin japonez Ocuka

Takim i ministrit Misajllovski me ambasadorin japonez Ocuka

 Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Ministri Vllado Misajllovski sot ka realizuar takim me ambasadorin e Japonisë, Kazuja Ocuka dhe atasheun e mbrojtjes kolonelin Ivasaki Tomofumi.

Në takim, siç njofton Ministria e Mbrojtjes, është biseduar  për marrëdhëniet miqësore me Japoninë, nevojën për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe vendosjen e bashkëpunimit në mbrojtje mes dy vendeve. 

 Ministri Misajllovski shprehu falënderim  për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të Japonisë në forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor.

 

Atasheut të sapoemëruar të mbrojtjes, kolonel Ivasakit,   i uroi suksese në punën e tij.

Ambasadori japonez Ocuka falënderoi për takimin dhe shprehu mbështetje  për proceset e ardhshme reformuese në drejtim të zhvillimit të vendit dhe arritjes së qëllimit të dytë strategjik, anëtarësimit në Bashkimin Evropian. 

 Foto: Ministria e Drejtësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR