• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim i ministrit Misajllovski me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker

Takim i ministrit Misajllovski me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Në Ministrinë e Mbrojtjes ministri Vllado Misajllovski sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker dhe atasheun e sapoemëruar të mbrojtjes, kolonel Bensad Shinikoviq, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes. 

Në takim ministri Misajllovski ka shprehur mirënjohje të sinqertë për bashkëbiseduesit dhe shtetin e tyre, i cili, siç tha, përsëri, iu përgjigj me vetëmohim dhe në kohën më të shpejtë thirrjes sonë për ndihmë në përballjen me zjarret.

"Bashkëpunimi i mbrojtjes ndërmjet dy vendeve është në rritje të vazhdueshme dhe me nënshkrimin e marrëveshjes së re dypalëshe janë krijuar kushte për zgjerimin dhe avancimin e fushave ekzistuese të bashkëpunimit”, u konfirmua në takimin e sotëm.

Ambasadori Presker theksoi se Sllovenia shpreh mbështetje të qartë për anëtarësimin tonë në BE dhe se janë të gatshëm të ndihmojnë në proceset e reformave. fc/

Fotografia: MM

QËNDRONI TË LIDHUR