• e premte, 27 dhjetor 2024

Takim i ministrit Lloga me kryetaren e Gjykatës Supreme Ademi dhe me kryetarin e Grupit të punës për përgatitjen e Strategjisë për reforma të sektorit të jurisprudencës

Takim i ministrit Lloga me kryetaren e Gjykatës Supreme Ademi dhe me kryetarin e Grupit të punës për përgatitjen e Strategjisë për reforma të sektorit të jurisprudencës

Shkup, 5 maj 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga u takua me Kryetaren e Gjykatës Supreme Besa Ademi dhe Kryetarin e Grupit Punues për përgatitjen e Strategjisë për reformimin e sektorit Gjyqësor, akademikun Vllado Kambovski.

Në takimin e mbajtur në Gjykatën Supreme, ata diskutuan për situatën në gjyqësor dhe tejkalimin e problemeve me të cilat përballen institucione të caktuara, përkatësisht Këshilli Gjyqësor. U konkludua se ngjarjet në Këshillin Gjyqësor janë në kundërshtim me angazhimet për pavarësinë dhe reputacionin e gjyqësorit, ndërtimin e besimit të publikut, si dhe rekomandimet në Raportet e Bashkimit Evropian dhe Departamentit Shtetëror Amerikan.

"Një nga zgjidhjet për përmirësimin e gjendjes në Këshillin Gjyqësor është miratimi urgjent i ndryshimeve në Ligjin për Këshillin Gjyqësor në përputhje me Strategjinë për reformën e sektorit Gjyqësor. Ndryshimet legjislative duhet të synojnë rritjen e pavarësisë, ekspertizës dhe funksionalitetit të Këshillit Gjyqësor si një organ gjyqësor që duhet të sigurojë dhe garantojë autonominë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me ndryshimet duhet të kapërcejnë të gjitha dobësitë e zgjidhjes ligjore, që krijuan probleme në zbatimin praktik dhe lanë hapësirë për interpretime të ndryshme. Në kuadër të grupit të punës për përgatitjen e Strategjisë së re u theksua më parë nevoja për ndryshime urgjente ligjore dhe njëkohësisht u evidentuan problemet që krijohen në zbatimin e ligjit", thuhet në përfundim të takimit.

 

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Sesionit të Gjyqtarëve dhe Sesionit të Përgjithshëm, tashmë ka dorëzuar propozime për ndryshime urgjente legjislative në Grupin Punues për Strategjinë e re, por gjithashtu ka dorëzuar edhe Iniciativë në Gjykatën Kushtetuese duke sfiduar kushtetutshmërinë e dispozitave të Ligjit për Këshillin Gjyqësor. ab/

Foto: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR