• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim i ministres Petrovska me komandantin e Gardës kombëtare të Vermontit: Partneriteti i jonë 30-vjeçar na bëri më të fuqishëm

Takim i ministres Petrovska me komandantin e Gardës kombëtare të Vermontit: Partneriteti i jonë 30-vjeçar na bëri më të fuqishëm

Shkup, 25 shtator 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot në Ministri e priti komandantin e Gardës kombëtare të Vermontit, gjeneral-majorin Gregori Najt, me të cilin bisedoi për partneritetin tre-dekadësh mes Armatës dhe Gardës kombëtare dhe mënyrat për intensifikimin e tij edhe më të madh në të ardhmen.

Në konferencën për shtyp me gjeneralin Najt, ministrja theksoi se Maqedonia e Veriut është aleat, në të cilin Vermont mund të mbështetet dhe se përmes partneritetit, të dy forcat e armatosura u bënë një ekip i aftë për t'u përgjigjur ndaj të gjitha sfidave.

"Nuk ka sqarim më të fuqishëm dhe më të qartë për unitetin tonë nga ajo që e treguan pjesëtarët tanë në forcat e përkushtuara Feniks në Afganistan në vitin 2010, kur funksionuan si një, një Armatë. Nuk ka dëshmi më të madhe për afërsinë tonë se stërvitjet e vazhdueshme, prej të cilat dobi kanë edhe Armata edhe Garda kombëtare e Vermontit. Nuk ak shprehje më të amdhe të vullnetit që të vazhdojmë në këtë rrugë drejt interoperabilitetit edhe më të madh se kontaktet tona të vazhdueshme dhe takimet e nivelit më të lartë, prej të cilave dalin ide të shkëlqyeshme, të cilat i realizojmë në tërësi", tha Petrovska.

Ministrja u përqëndrua edhe në numrin e madh të stërvitjeve të përbashkëta.

"Pas nesh janë disa stëvritje të mëdha, të cilat me të vërtetë janë të suksesshme, e jemi në fazë të planifikimit të stërvitjeve të përbashkëta në të ardhmen, të cilat do të jenë edhe më të mëdha dhe më të rëndësishme për zhvillimin tonë të përbashkët. Maqedonia e Veriut është e gatshme me kënaqësi të përgjigjet në interesin për aktivitete të përbashkëta me vendet partnere të Vermontit, Austrinë dhe Senegalin, me çka miqësia e jonë do të zgjerohet dhe thellohet", nënvizoi ministrja.

Petrovska e ka përmendur edhe bashkëpunimin me Universitetin Noruiç, për të cilin porositi se ka vullnet nga të dy anët që të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërsa ka shprehur kënaqësi që marrëdhëniet e afërta mes Maqedonisë së Veriut dhe Vermonitit të reflektohen edhe tek pjesëtarët tanë, të cilët, siç tha, përmes partneritett të kaluar tridekadësh, u bënë miq të vërtetë.

Gjenerali Najt tha se në kuadër të partneritetit 30-vjeçar, janë ndërtuar miqësi afatgjata dhe se këto tre dekada janë vetëm fillimi i bashkëpunimit.

"Lidhja e vendosur mes forcave tona të armatosura është më e fuqishme se kurrë. Të dy operacionet për stërvitje të përmasave të mëdha kanë përfshirë disa vende-anëtare të NATO-s, duke e theksuar vitin e mundimshëm, plotë me stërvitje, ku edhe Armata e Maqedonisë së Veriut edhe Garda kombëtare e Vermontit kanë mundur të punojnë dhe mësojnë njëra prej tjetrës. Stërvitja e tillë do të vazhdojë. Ajo është stërvitje, me të cilën ushtarët tanë mburren", tha gjenerali Najt.

Këtë vit shënohet 30-vjetori i partneritetit mes Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gardës kombëtare të Vermontit. Pjesëtarë të Armatës dhe të Gardës kombëtare të Vermontit kanë realizuar shumë stërvitje të përbashkëta, ku deri tani kanë marrë pjesë mbi 1.800 pjesëtarë të Armatës. bsh/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR