• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim i ministres Janevska me përfaqësues të Korpusit amerikan të paqes

Takim i ministres Janevska me përfaqësues të Korpusit amerikan të paqes

Shkup, 20 gusht 2024 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot realizoi takim me drejtorin e Korpusit amerikan të Paqes në vend, Dejvid Risajd, me ç'rast u konstatua se bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë e Arsimit dhe Korpusit të paqes është frytdhënës dhe vazhdon me sukses.

Siç njoftoi MASH, Janevska ka theksuar se vullnetarët e organizatës janë  mbështetje e fortë për mësimdhënësit  e gjuhës angleze, veçanërisht në zonat rurale, duke mbajtur së bashku orë mësimore  dhe duke organizuar aktivitete jashtë mësimore i ndihmojnë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të zgjerojnë aftësitë e tyre gjuhësore. Gjithashtu është e rëndësishme edhe mbështetja e shkollave në praktikat gjithëpërfshirëse për nxënësit me nevoja të veçanta. 

"Duke falënderuar vullnetarët për përkushtimin e tyre, ministrja Janevska shprehu besimin e saj se partneriteti me Korpusin e Paqes do të ngritet më lart, ndërsa bashkëpunimi mund të zhvillohet në një nivel më të lartë dhe të zgjerohet, në interes të bashkësive  lokale të cilave u drejtohet ndihma vullnetare", theksohet në kumtesën e MASH-it. 

Aktualisht, Korpusi i Paqes ka 26 vullnetarë në vend. Vitin e kaluar, vullnetarët mësuan 1493 nxënës dhe bashkëpunuan me 29 profesor të gjuhës angleze.

"Bashkëpunimi i Maqedonisë me Korpusin amerikan të paqes daton që nga viti 1996, kur u themelua Projekti i parë për avancimin e mësimit të gjuhës angleze përmes marrëveshjes ndërmjet dy qeverive. Korpusi i Paqes është një organizatë joqeveritare amerikane kushtuar paqes dhe miqësisë botërore. Organizata punon përmes vullnetarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në bashkësitë lokale për dy vjet. Ajo u themelua në vitin 1961 nga Presidenti Xhon F. Kenedi", njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. mb/

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

QËNDRONI TË LIDHUR