• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim i liderit të VMRO-DPMNE Mickoski me ambasadorin slloven Gregor Presker

Takim i liderit të VMRO-DPMNE Mickoski me ambasadorin slloven Gregor Presker

Shkup, 26 tetor 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot u takua me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në vend, Gregor Presker.

"Kryetari Mickoski e njoftoi ambasadorin Presker për gjendjen në vend. Gjatë bisedës u vu theksi te korrupsioni dhe krimi, si dhe te zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale. Mickoski e njoftoi ambasadorin Presker me dijeninë se vazhdimisht po shfaqet një skandal i ri korruptiv në të cilin janë përfshirë edhe zyrtarë të qeverisë", theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Mickoski e theksoi gjendjen e keqe ekonomike në të cilën ndodhet vendi, si dhe rritjen e pakënaqësisë dhe varfërinë tek qytetarët. Ai ka theksuar se gjendja e keqe ekonomike e përmendur në raportin e fundit të Bankës Botërore është pasojë e politikave të këqija të Qeveris

"Në takim, presidenti Mickoski e theksoi paaftësinë e Qeverisë për t'u përballur me çfarëdo sfidëe, duke informuar se qeveria nuk ka interes që të caktojë datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale", theksohet në kumtesën e partisë. ls/

Foto: VMRO-DPMNE 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR