Takim i liderit të BDI-së, Ahmeti, me ambasadorin norvegjez në Kroaci, Bjornstad
- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, sot në Zagreb takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kroaci Arne Bjornstad, në të cilin kanë biseduar për gjendjen politike në rajon, integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, Marrëveshjen e Ohrit dhe sundimin e ligjit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:11, 26 nëntor, 2024
Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, sot në Zagreb takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kroaci Arne Bjornstad, në të cilin kanë biseduar për gjendjen politike në rajon, integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, Marrëveshjen e Ohrit dhe sundimin e ligjit.
"Kryetari Ahmeti informoi ambasadorin norvegjez që pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni të veriut, nuk u respektua vullneti i qytetarëve shqiptarë nga mandatari. Stabiliteti dhe siguria në vend burojnë nga Marrëveshja e Ohrit e cila rregullon marrëdhëniet midis komuniteteve dhe garanton paqen, sigurinë dhe stabilitetin. Prandaj, gjuha shqipe nuk duhet të preket me diktat politik të qeverisë pa legjitimitet etnik. Ahmeti shprehu shqetësim edhe nga largimi nga perspektiva europiane dhe tensionini i marrëdhënieve me fqinjtë" informon BDI.
Siç theksohet në kumtesën e partisë, Ahmeti theksoi që në rajon "nevojitën dy procese historike në rajon".
" E para, pajtim historik shqiptaro-serb me njohje reciproke të Kosovës dhe Serbisë si dhe marrëveshje rajonale e të gjithë fqinjëve, Bulgarisë, Greqisë, Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës për mos cënim të integritetit teritorial të Maqedonisë së Veriut", thekson BDI.
Foto: Bashkimi Demokratik për Integrim