• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim i kryetarit të Kuvendit Xhaferi me presidenten e Republikës së Sllovenisë, Musar

Takim i kryetarit të Kuvendit Xhaferi me presidenten e Republikës së Sllovenisë, Musar

Shkup, 13 qershor 2023 (MIA)- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot u takua me presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar e cila qëndron në vizitë zyrtare në vend.

Siç kanë njoftuar nga Pres shërbimi i Kuvendit, Xhaferi i ka konstatuar marrëdhëniet bilaterale tredekadëshe të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe dinamikën e takimeve në të gjitha nivelet si konfirmim më i madh i dëshirës së ndërsjellë për ndërlidhje më të afërt ndërmjet dy vendeve tona. 

“Sidomos u theksua mbështetja dhe mirënjohja e Republikës së Sllovenisë si partner dhe aleat shumëvjeçar i integrimeve tona euroatlantike dhe kontribuues i rëndësishëm i ndihmës në çastet kur me të vërtetë na nevojitet. U drejtuan urime për zgjedhjen e Republikës së Sllovenisë në vendin e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2024-2025 dhe për mundësinë për prezencë më të madhe të vendeve të vogla dhe kontributin e tyre në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat aktuale në botë. Kryetari Xhaferi e informoi bashkëbiseduesen e vet edhe për përgatitjet aktuale për ndryshimet kushtetuese dhe për procesin e skriningut, si edhe për aktivitetet aktuale për ndihmë dhe mbështetje të Ukrainës si pjesë e obligimeve nga anëtarësimi jonë në NATO”, theksohet në kumtesë.

Presidentja Natasha Pirc Musar duke shprehur mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë në Kuvend, sugjeroi qartë se vendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në BE dhe se mbështetja sllovene në atë rrugë edhe pas anëtarësimit në BE, do të vazhdojë me intensitet të pa zvogëluar si edhe deri tani.

“Shprehu mirëkuptim për ngjarjet në kontekstin rajonal dhe për lëshimet që vendi ishte doemos ti bëjë për anëtarësimin në NATO dhe për fillimin e negociatave me BE-në. Në këtë kontekst, sugjeroi se edhe pse procesi i aderimit në BE sjell me vete shumë sfida, për të cilat Sllovenia ka përvojën e vet, është me rëndësi të shfrytëzohet momenti dhe të merren vendime shtetërore të cilat do të sjellin përfitime për gjeneratat e ardhshme. Si fakt, e ndau rritjen e BPV të Sllovenisë për 91 përqind pas anëtarësimit në BE, dhe përvojat e dobishme në shfrytëzimin e fondeve evropiane paraaderuese për zhvillimin e mjediseve rurale sllovene”, thuhet në kumtesë.

Të dy bashkëbiseduesit i përshëndetën mundësitë për studimin e të rinjve nga Republika e Maqedonisë së Veriut në universitetet sllovene me kushtet e njëjta si edhe qytetarët sllovenë dhe potencialet që ekzistojnë në planin ekonomik dhe të cilat duhet të shfrytëzohen sa më shumë në të ardhme.

Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR