Takim i kryetarit të Kuvendit, Gashi me Mishell Kameron, ambasadore e sapoemëruar e Kanadasë
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Mishell Kameron, ambasadoren e sapoemëruar të Kanadasë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
- Post By Fitore Curri
- 16:55, 20 nëntor, 2024
20 nëntor 2024
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Mishell Kameron, ambasadoren e sapoemëruar të Kanadasë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kryetari Gashi u shpreh i kënaqur për takimin dhe theksoi se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kanadasë karakterizohen nga miqësia tradicionale dhe mirëkuptimi i ndërsjellë. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s forcon më tej bashkëpunimin me Kanadanë në aspektin e sigurisë. Ai theksoi se në Kuvend tradicionalisht prej kohësh është themeluar Grupi Parlamentar për bashkëpunim me Kanadanë, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy vendeve, sepse dimensioni parlamentar gjithmonë mund të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat.
Kryetari Gashi e njoftoi ambasadoren për aktivitetet aktuale të Kuvendit, si dhe për projektet për parlamentin e hapur, digjitalizimin dhe transparencën më të madhe të punës së Dhomës Ligjvënëse.
Ambasadorja Kameron theksoi se edhe pse të dy vendet janë shumë larg, në thelb kanë një gjë të përbashkët, që është karakteri multietnik dhe multikulturor i vendeve, ku ka tolerancë dhe respekt të madh për diversitetin.
Në fund, kryetari Gashi i uroi ambasadores shumë suksese në kryerjen e detyrave të saj diplomatike, me shpresën për prezencë më të shpeshtë në vendin tonë, duke pasur parasysh që ajo është ambasadore jorezidente.
KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
_________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.