Takim i kryetarit të Kuvendit Gashi me kryetarin e IBAN-it, Radek Visinger
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi realizoi takim me kryetarin e Këshillit ndërkombëtar të revizorëve për NATO-n (IBAN), Radek Visinger i cili po qëndron për vizitë në Shkup.
- Post By Fami Bajrami
- 17:01, 10 tetor, 2024
Shkup, 10 tetor 2024 (MIA)- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi realizoi takim me kryetarin e Këshillit ndërkombëtar të revizorëve për NATO-n (IBAN), Radek Visinger i cili po qëndron për vizitë në Shkup.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime lidhur me pozicionimin dhe kontributin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, si anëtare relativisht e re.
Njëerësh, Gashi shprehu kënaqësinë për mundësinë për të diskutuar për opsionet për avancimin e bashkëpunimit dhe proceseve në vend, në fushën që mbulohet nga IBAN.
Visingeri informoi për strukturën dhe kompetencat e IBAN-it, si trup i pavarur i revizionit i NATO-s, me mandat për të ofruar siguri më të madhe për Aleancën dhe qeveritë e vendeve anëtare, për përdorimin e duhur të mjeteve të përbashkëta. Qëllimi i revizionit është performanca e NATO-s, për të vlerësuar ekonomizimin, efikasitetin dhe efektivitetin e aktiviteteve, operacioneve dhe programeve.
Për këtë qëllim, siç tha Visingeri, IBAN-i bashkëpunon me institucionet supreme të revizionit të të gjitha vendeve anëtare.
Në takim ishte i pranishëm edhe kryerevizori shtetëror, Maksim Acevski i cili informoi për bashkëpunimin e mirë ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe IBAN-it, si dhe për mundësitë për shkëmbim të mëtutjeshëm të përvojave ndërmjet dy institucioneve.
Foto dhe video: Kuvendi i RMV-së