• e mërkurë, 04 shkurt 2026

Takim i kryetarit të BNJVL-së me ambasadorin turk dhe përfaqësues të tjerë të organizatave qeveritare dhe joqeveritare

Takim i kryetarit të BNJVL-së me ambasadorin turk dhe përfaqësues të tjerë të organizatave qeveritare dhe joqeveritare

Shkup, 9 shkurt 2023 (MIA) - Kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, sot pati takim me ambasadorin e Republikës së Turqisë në vendin tonë, Hasan Mehmet Sekizqok. Në takim morën pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sait Saiti, si dhe disa përfaqësues nga pushteti qendror.

Temë kryesore e bisedimeve ishte mënyra dhe lloji i mbështetjes që njësitë e vetëqeverisjes lokale nga vendi ynë mund të ofrojnë për viktimat e zonave të prekura nga tërmeti katastrofik i fundit që goditi këtë vend, si dhe Republikën e Sirisë.

Siç njoftuan nga BNJVL, u theksua se sipas nevojave të konstatuara të popullatës së këtyre zonave në Turqi dhe Siri, për momentin më të nevojshme janë mjetet  financiare, të cilat deponohen në llogarinë e hapur të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ndihmuar viktimat e tërmetit katastrofik.

Në këtë drejtim, kryetari i BNJVL-së, Gjorgjievski, apeloi deri te të gjitha këshillat komunale dhe komunat, në kuadër të mundësive të tyre, që para së gjithash të sigurojnë donacion në mjete financiare, i cili do të deponohet edhe në këtë llogari të hapur të Kryqit të Kuq, LINK: https://ckrm.org.mk/pomosh-na-nastradanoto-naselenie-pogodeno-od-katastrofalniot-zemjotres-vo-turtsija-i-sirija/ sa/

QËNDRONI TË LIDHUR