• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim i kryetarit Gashi me delegacionin gjerman të kryesuar nga deputeti Romas Haker

Takim i kryetarit Gashi me delegacionin gjerman të kryesuar nga deputeti Romas Haker

 Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) -  Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot realizoi takim me Delegacionin e Republikës Federale të Gjermanisë, të kryesuar nga  Tomas Haker, deputet i Bundestagut Gjerman.

 Në përbërje të delegacioni ishin z. Nils Helle-Maer, nënkryetar i Universitetit Humbolt në Berlin, znj. Rajnhild Shornak, udhëheqëse e Departamentit të Çështjeve Ndërkombëtare të Bundestagut Gjerman dhe z. Kevin Mas, udhëheqës i Departamentit të Kulturës, Arsimit dhe Shtypit në Ambasadën e RF të Gjermanisë.

Kryetari Gashi, siç bëri të ditur pres shërbimi i Kuvendit, duke u uruar mirëseardhje në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i veçoi dhe i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe partneritetin e fuqishëm me Republikën Federale të Gjermanisë në rrugën tonë euroatlantike. I informoi për vizitën e fundit në Berlin dhe mirëkuptimin nga politikanët gjermanë për statusin aktual të vendit tonë në aspektin e anëtarësimit në BE, të konfirmuar me Rezolutën e Bundestagut, e cila i kushton rëndësi të veçantë gjuhës, identitetit dhe kulturës maqedonase si vlerë e shtuar në Bashkimin Evropian. Kryetari shprehu interes të veçantë për dinamizimin e bashkëpunimit të ardhshëm ndërmjet dy parlamenteve në të gjitha nivelet, krahas bashkëpunimit aktual në fushën e sigurimit të pavarur parlamentar. 

"Deputeti Haker theksoi se vendi i tij ka ripërtërirë angazhimin e tij për të vazhduar procesin e zgjerimit me hapa konkretë përmes emërimit të të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, dhe përmes Procesit të Berlinit, dhe së fundmi përmes formalizimit të dimensionit të tij parlamentar, që siguron përfshirjen e drejtpërdrejtë të deputetëve që janë të zgjedhur të popullit, në miratimin e vendimeve në këtë proces. Si një nga tre nismëtarët e Rezolutës që u miratua në Bundestag, Haker theksoi se qëllimi i këtij hapi për të veçuar vendin tonë, që nuk është praktikë në Bundestag, është të bëhet e qartë se veçantësia dhe diversiteti i një kombi duhet të vlerësohet dhe respektohet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian", theksohet në kumtesën e pres shërbimit të Kuvendit. 

Gjatë vizitës, delegacioni përzgjodhi bursistët e IPS-së për vitin 2025 nga vendi ynë. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut u vlerësua veçanërisht për mundësinë që u ofron bursistëve, që para nisjes së tyre në praktikë pranë deputetit gjerman, të qëndrojnë në praktikë dhe të njohin nga afër mënyrat e punës parlamentare dhe t'i shfrytëzojnë këto përvoja në vetë Bundestagun.

 Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR