• e martë, 24 dhjetor 2024

Takim i kryeministrit Mickoski me kongresmenen Klaudia Teni, bashkëkryesuese e grupit maqedonas për miqësi në Kongresin e SHBA-së

Takim i kryeministrit Mickoski me  kongresmenen Klaudia Teni, bashkëkryesuese e grupit maqedonas për miqësi në Kongresin e SHBA-së

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk ka njoftuar se ka pasur një takim me kongresmenen Klaudia Teni, bashkëkryesuese e grupit të miqësisë maqedonase në Kongresin amerikan.

"Biseduam për bashkëpunim intensiv të bazuar në parimet e miqësisë, respektit reciprok dhe mbështetjes reciproke. Interesat strategjike realizohen përmes kontakteve intensive dhe politikave parimore. Ne luftojmë për pozitat e Maqedonisë së Veriut në çdo fushë", ka shkruar Mickoski në Fejsbuk.

Në kuadër të vizitës së tij në Uashington, SHBA, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mickoski, realizoi disa takime dhe mbledhje. Ai pati një takim produktiv dhe miqësor me kongresmenin Brendan Bojl, ku u diskutua për prioritetet e Aleancës së NATO-s dhe rëndësinë e ruajtjes së demokracisë dhe paqes, si dhe janë promovuar mundësitë dhe potencialet ekonomike që i ofron shteti, si dhe betejën e vendosur kundër korrupsionit dhe krimi që është gjithashtu një përcaktim kyç i qeverisë së re.

Siç njoftuan nga pres-shërbimi qeveritar, kryeministri Mickoski pati takim pune edhe me kryetaren e NDI-së, Tamara Kofman Vites, me të cilën biseduan për proceset demokratike në vend.

"Një nga problemet më akute është korrupsioni, për të cilin si qeveri e re po punohet intensivisht për ta zhdukur, që nënkupton edhe përgjegjësi për shkelësit e ligjit. Nuk duhet t'i lëmë pritshmëritë e qytetarëve, duhet të punojmë në vendosjen e mekanizmave ku do të mbrohet qytetari dhe interesat e tij. Koha e gënjeshtrës, e paaftësisë dhe e mospunës ka kaluar. Fillon koha e reformave, investimeve, transformimit digjital. Ne duhet të japim shembull të mirë për të gjithë në gjetjen e rrugës për një standard më të mirë të jetesës dhe një shtet të sigurt që u përket të gjithë qytetarëve", nënvizoi Mickoski në takim.

Mickoski pati një takim edhe me ish-ambasadorin e SHBA-së në vend Filip Riker, ku u bisedua për sfidat me të cilat përballet vendi, si dhe për mbështetjen e nevojshme për arritjen e interesave strategjike.

"Duhet ta ndryshojmë realitetin dhe ta përmirësojmë jetën e qytetarëve", theksoi Mickoski, shtohet në komunikatë. mb/

Foto: Fejsbuku i Mickoskit

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR