• e diel, 24 nëntor 2024

Takim i kryeministrit Kovaçevski me kryepeshkopin z.z. Stefan

Takim i kryeministrit Kovaçevski me kryepeshkopin z.z. Stefan
Shkup, 10 nëntor 2022 (MIA) - Kryeministri Kovaçevski informon se sot ka realizuar takim me kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit z.z. Stefan, në të cilin shkëmbyen mendime për shumë tema aktuale. Kovaçevski përmes profilit të tij në Fejsbuk theksoi se me kryepeshkopin ndër të tjera kanë biseduar edhe për sfidat nga kriza energjetike dhe për mbështetjen e kategorive më të rrezikuara. "Sot pata nderin me Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit z.z. Stefan, të shkëmbejmë mendime për shumë tema aktuale, veçanërisht për aktivitetet pas hyrjes së KOM-KO në unitet kanonik me kishat tjera ortodokse vendore. Në takim biseduam edhe për sfidat nga kriza energjetike dhe për mbështetjen e siguruar për kategoritë më të rrezikuara në këto kohëra të vështira të krizës ekonomike-energjetike", qëndron në postim. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR