• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim i Klekovskit dhe Axhigogov me përfaqësuesit e LSM-së dhe AOGJSH: FSSH jep mbështetje të plotë në plotësimin e marrëveshjeve kolektive

Takim i Klekovskit dhe Axhigogov me përfaqësuesit e LSM-së dhe AOGJSH: FSSH jep mbështetje të plotë në plotësimin e marrëveshjeve kolektive

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Dy u.d. drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov sot patën takim me Sllobodan Trendafilov, kryetar i LSM-së dhe Trpe Deanoski, kryetar i AOGJSH-së, si dhe me Bojan Tripunovski, sekretar i përgjithshëm i AOGJSH-së, dhe Zoran Peçevski, kryetar i sindikatës së FSSHRMV.

Siç kumtuan nga FSSHRMV, në takim u theksua vlera e dialogut social, si dhe Marrëveshja kolektive dhe problemet në zbatimin e tij.

"Në të kaluarën e afërt FSSHRMV u përball me grevë për shkak të moszgjidhjes së problemeve të grumbulluara. Udhëheqësia e FSSHRMV është e përkushtuar në dialogun social dhe jep mbështetje të plotë në plotësimin e marrëveshjeve kolektive. Kushtet më të mira për punë janë pjesë e rëndësishme në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore", qëndron në kumtesë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR