• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim i grupit të zgjeruar për reformat në legjislacionin zgjedhor

Takim i grupit të zgjeruar për reformat në legjislacionin zgjedhor

Shkup, 7 nëntor 2023 (MIA) - Grupi i zgjeruar i punës për reformat në legjislacionin zgjedhor po zhvillon sot mbledhje ku do të duhet të implementojë rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe paralelisht të punojë për Kod të ri zgjedhor.

Para fillimit të takimit të grupit punues, kryetari Aleksandar Novakovski informoi se nëngrupet në të cilat janë përfshirë të gjitha institucionet përgjegjëse për realizimin e procesit zgjedhor, kanë punuar në katër-pesë muajt e fundit.

"Janë përfshirë organizata joqeveritare, partitë politike dhe u është dorëzuar materiali, ndryshimet janë gati, u janë dorëzuar të gjithëve para tre javësh Tani, sot ato duhet të miratohen në përputhje me Rregulloren dhe i referohen ndryshimeve në financimin e partive politike, mbrojtjen e të drejtës së votës, mediave, prezantimit mediatik. Ky grup pune kishte mandat vetëm për rekomandimet e OSBE/ODIHR. Gjithçka që mund të zbatohej është zbatuar, disa nuk mund të zbatohen, nuk janë kompatibil me Kodin tonë zgjedhor dhe pastaj shpresoj që do të gjendet mënyrë që i njëjti grup punues të vazhdojë punën për një Kod të ri zgjedhor", tha ai.

Ai theksoi se Ministria e Drejtësisë ka qenë e organizuar mirë dhe se në proces janë përfshirë të gjitha subjektet kryesore.

"Sepse procesi zgjedhor nuk varet vetëm nga një organ, varet nga të gjithë, dhe nga ata që ndjekin zgjedhjet, sjellja e të gjithëve është e rëndësishme. Shpresoj se këto ndryshime do të kontribuojnë që gjërat të bëhen më të qarta në zgjedhjet e ardhshme", tha ai.

Sa i përket financimit të zgjedhjeve, gjegjësisht mjeteve që do të kenë partitë politike, ai tha se ka disa kufizime, por tha se nuk do të komentojë deri sa të miratohen.

Zëvendësministrja e Drejtësisë Viktorija Avramovska Madiq nga ana tjetër theksoi se sot grupi punues duhet ta finalizojë tekstin me të gjitha propozimet dhe rekomandimet që mund të zbatohen dhe të përshtaten në legjislacionin tonë zgjedhor.

"Ministria e Drejtësisë krijoi këtë grup pune gjashtë muaj më parë për të zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR në Kodin zgjedhor, për të cilin i dha mandatin këtij grupi punues. Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit në grupin punues dhe përfaqësuesit e institucioneve dhe partive politike që paraqitën përfaqësuesin e tyre dhe nëngrupet që përgatitën një propozim dhe të gjitha ato rekomandime që janë paraqitur. Sot grupi i punës do të duhet ta finalizojë atë tekst dhe ta dorëzojë në MD. Pas marrjes së tekstit përfundimtar të grupit të punës, ministria do t'ia dorëzojë partive politike në Kuvend, sepse të gjithë e dini se ky Kod zgjedhor rregullohet me konsensus politik", sqaroi zëvendës-ministrja.

Informoi se opozita edhe pse u thirr disa herë, nuk u paraqit madje iu ofrua edhe vendi i kryetarit.

Ajo tha se mospjesëmarrja e opozitës nuk do të thotë se ata nuk do të jenë bashkëpunues dhe shtoi se propozimin do ta paraqesin te koordinatori i grupit të tyre parlamentar. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR