• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim i Grupit të Gjelbër Parlamentar me OJQ nga vendet e Ballkanit Perëndimor

Takim i Grupit të Gjelbër Parlamentar me OJQ nga vendet e Ballkanit Perëndimor

Shkup, 17 tetor 2023 (MIA) - Anëtarët e grupit të gjelbër joformal parlamentar kanë zhvilluar takim me përfaqësuesit e organizatave civile nga vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të projektit SMART Ballkans. Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i përvojave në fushën e rreziqeve të korrupsionit në mjedisin jetësor dhe prezantimi i aktiviteteve të grupit të gjelbër parlamentar, kumtuan pasdite nga pres shërbimi kuvendor.

  

" Nga ana e anëtarëve të grupit të gjelbër parlamentar theksuan se në punën e grupit vëmendje e veçantë u kushtohet projekteve që do të kontribuojnë për mjedis jetësor më të mirë dhe shëndet më të mirë të qytetarëve. Janë iniciuar disa propozime për miratimin e ligjeve të reja ose ndryshimin e ligjeve ekzistuese, si Ligji për mirëqenien e kafshëve, mbështetja për Kodin Penal, me të cilin për herë të parë u propozuan sanksione kundërvajtëse për shkaktimin e ekocidit. Në kuadër të aktiviteteve të grupit të gjelbër parlamentar është realizuar edhe vizita në Parkun Nacional të Mavrovës për të vëzhguar situatën me ndërtimet e pakontrolluara të objekteve të banimit", theksohet në kumtesë.

 

Në takim u shpreh mendimi se është e nevojshme të rritet bashkëpunimi rajonal ndërmjet grupeve të gjelbra parlamentare dhe organizatave joqeveritare. Rreziqet e korrupsionit në mjedisin jetësor ekzistojnë në të gjitha vendet e rajonit dhe nevojiten një sërë masash për t'u përballur me to. Për përmirësimin e kushteve në mjedisin jetësor, është e nevojshme ngritja e kapaciteteve të Inspektoratit për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor me kuadër profesional shtesë. Edhe pse ka zgjidhje të mira ligjore, zbatimi i tyre në praktikë mungon, shtohet në kumtesë.

 

U vu re se megjithëse anëtarët e grupit të gjelbër parlamentar kanë interes të përbashkët për përmirësimin e mjedisit jetësor, çdo vit mungojnë mjetet buxhetore për realizimin e projekteve të rëndësishme në këtë fushë. Gjithashtu, kontribut i rëndësishëm duhet dhënë duke rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për nevojën për mjedis më të mirë jetësor dhe kur kritikat ndaj institucioneve janë të justifikuara për t'i ushtruar më mirë funksionet e tyre, sheksohet në kumtesë. 

Praktika e miratimit të ligjeve për mbrojtjen e mjedisit jetësor me procedurë të shkurtuar, në vend të mbajtjes së debateve publike ku do të marrin pjesë ekspertët të cilët do të kontribuojnë për zgjidhje më të mira ligjore, është vlerësuar negativisht. Një nga gjërat kryesore që duhet bërë është ndalimi i procesit të legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje. 

 

U theksua se ajri i ndotur ndikon edhe në ndotjen e tokës dhe ujit dhe ka pasoja negative për shëndetin e qytetarëve. Është e nevojshme të ndërtohen depo të mbyllura për riciklimin e mbetjeve si dhe gazifikimin e qyteteve me qëllim të uljes së ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e mjedisit jetësor.

 "Grupi i gjelbër parlamentar ka bashkëpunim të shkëlqyer me organizatat joqeveritare dhe shpesh bashkë me to përcaktohen edhe prioritetet dhe propozimet për punën e grupit. Në periudhën e kaluar janë mbajtur një sërë takimesh në të cilat janë shqyrtuar zgjidhjet e propozuara ligjore lidhur me mjedisin jetësor, si dhe janë dhënë propozime për përmirësimin e tyre", theksohet në kumtesë.

 Foto: Pres shërbimi kuvendor

 

QËNDRONI TË LIDHUR