• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim i Gashit me koordinatoren e re të përhershme të KB-së në vend, Rita Kolumbia

Takim i Gashit me koordinatoren e re të përhershme të KB-së në vend, Rita Kolumbia

Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi priti sot koordinatoren e re të përhershme të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rita Kolumbia, me të cilën bisedoi për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për vendin, nën patronatin e organizatës botërore si dhe Strategjia Kombëtare e Zhvillimit.  

Siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, të dyja palët shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin në mes të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe Zyrës së OKB-së, me shpresën për komunikim më intensiv në periudhën e ardhshme dhe forcimin e mbështetjes për vendin për projekte zhvillimore. 

Koordinatorja e përhershme Kolumbia theksoi rolin kyç të parlamenteve në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit, pas së cilës u riafirmua angazhimi për formimin e një grupi joformal për zhvillim të qëndrueshëm në Parlament. 

Gashi iu referua mundësisë së organizimit të një brifingu për deputetët e rinj për rolin e parlamenteve në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. 

Prandaj, shpreh mirënjohje edhe ndaj agjencive të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të gjitha aktivitetet që i zbatojnë në fushën e qeverisjes së mirë, inkluzionit social, ruajtjes së ambientit jetësor, ndryshimeve klimatike, punësimit, barazisë gjinore, zhvillimit rajonal të barabartë dhe tjetër. bsh/

Foto: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR