• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim i Gashit me ambasadorin turk Ulusoj

Takim i Gashit me ambasadorin turk Ulusoj

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA)- Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadorin turk Fatih Ulusoj me çka ranë dakord që të dy vendet kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyera miqësore dhe bashkëpunim.

Siç theksohet në kumtesën e Pres shërbimit të Kuvendit, Gashi falënderoi për mbështetjen e gjithanshme që Republika e Turqisë i ka dhënë vendit tonë që nga pavarësia e deri më tani. Për nivelin e bashkëpunimit të ndërsjellë dëshmon edhe intensiteti i takimeve në nivelin më të lartë.

“Vendet janë të lidhura me lidhje historike dhe kulturore, dhe qytetarët e komunitetit turk në vend janë urë lidhëse midis dy vendeve. Në vendin tonë shënohet rregullisht 21 Dhjetori, Dita e Mësimit në Gjuhën Turke, në të cilën tradicionalisht merr pjesë edhe Kryetari i Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë. Grupet parlamentare për miqësi dhe bashkëpunim janë themeluar dhe funksionojnë me sukses në të dy parlamentet dhe ka bashkëpunim të frytshëm në kuadër të asambleve parlamentare ndërkombëtare”, ka thënë Gashi, citohet në kumtesë. 

Në aspektin ekonomik, kulturor dhe arsimor, marrëdhëniet e ndërsjella janë në nivelin më të lartë. Republika e Turqisë është ndër partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë dhe vendi që vazhdimisht investon në ekonominë e Maqedonisë në sektorë të ndryshëm dhe paraqitet si partner strategjik investues.

Gjithashtu, Turqia ishte mbështetësi parimor i anëtarësimit tonë në NATO, ku tani jemi aleatë, dhe shpresat janë që së shpejti të dyja vendet të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Të dyja palët, madje shprehën bindjen se bashkëpunimi i frytshëm në nivelin më të lartë parlamentar dhe shtetëror do të vazhdojë edhe në përbërjen aktuale parlamentare, me vizita të ndërsjella.

Foto: Kuvendi

QËNDRONI TË LIDHUR