Takim i drejtorit të QMK, Ali me ambasadorin e italian Palminteri
- - Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Muhamed Ali sot u takua me ambasadorin italian Paolo Palminteri.
- Post By Fitore Curri
- 12:22, 12 dhjetor, 2025
Shkup, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Muhamed Ali sot u takua me ambasadorin italian Paolo Palminteri.
Siç informojnë nga QMK, fokusi i bisedës ishte në thellimin e bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të krizave, shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen teknike. Të dyja palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe përmirësimin e partneritetit në këtë fushë. fc/
Foto: QMK