• e premte, 27 dhjetor 2024

Takim i drejtorit të EMV-së, Kovaçevski me nënkryetaren e BEI-së Liliana Pavlova

Takim i drejtorit të EMV-së, Kovaçevski me nënkryetaren e BEI-së Liliana Pavlova

Shkup, 22 mars 2023 (MIA) - Kapacitetet energjetike të SHA EMV, projektet e realizuara në tri vitet e fundit dhe projektet e planifikuara në të ardhmen për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë u preznatuan në takimin e sotëm të punës të drejtorit të përgjithshëm të EMV-së, Vasko Kovaçevski me nënkryetaren e Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) Liliana Pavlova.

Drejtori Kovaçevski, theksojnë nga EMV-ja, në takim porositi se për ne, në një periudhë të krizës energjetike dhe transformimit energjetik, me rëndësi të madhe është mbështetja e BEI-së dhe vendet e tjera mike, që tashmë e kanë kaluar rrugën e zëvendësimit të kapaciteteve energjetike dhe riorientimit të tyre drejt burimeve më të pastra.

"Në takim u diskutua edhe për përballjen me krizën energjetike dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohemi si vend në kushte krize dhe pikërisht për këtë ka rëndësi të veçantë kalimi në burimet e rinovueshme të energjisë dhe pavarësisë energjetikë të vendit tonë"; kumtoi EMV.

Nga EMV theksojnë se BEI është e prirur të ofrojë mbështetje në sektorin e energjetikës, veçanërisht në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe se kanë shprehur një interes të veçantë për kalimin e vendit tonë drejt burimeve të rinovueshme të energjisë, duke theksuar përvojën e vendeve të tjera të rajonit në transformimin energjetik. ls/

Foto: EMV

 

QËNDRONI TË LIDHUR