• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim i drejtorit të BSP Janev me ambasadorin e Katarit në vend

Takim i drejtorit të BSP Janev me ambasadorin e Katarit në vend

Shkup, 31 tetor 2024 (MIA) - Drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP) Aleksandar Janev sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme realizoi takim me ambasadorin e Katarit në vend Sheik Jasim Hamad al Tani, ku janë diskutuar çështje nga aspekti i përforcimit të bashkëpunimit policor ndërmjet dy vendeve.

Në takim, siç njoftoi MPB është diskutuar edhe për mbështetje nga fusha e trajnimeve për nëpunësit policor, me theks në sigurinë-kibernetike, si dhe shqyrtimi i modelit të Katarit për modernizimin dhe zbatimin e teknologjive të zhvilluara në pjesën e veprimit të policisë.

Një nga temat ishte edhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv të INTERPOL-it, që do të ndodh gjatë Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it javën e ardhshme në Glazgou, të Skocisë.

Policia e Maqedonisë mbetet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me të gjithë partnerët relevant në nivel global, por edhe ndaj pasurimit me praktikat më të mira dhe zbatimit të metodave të sofistikuara dhe mjeteve në të gjitha fushat për punën policore bashkëkohore, qëndron në kumtesën e MPB-së. sa/

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR