• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim i Angelovska Bezhoska - Gir: Anëtarësimi në SEPA një nga prioritetet e BE-së për integrim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor

Takim i Angelovska Bezhoska - Gir:  Anëtarësimi në SEPA një nga  prioritetet e BE-së për integrim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Anëtarësimi në SEPA është një nga prioritetet e Bashkimit Evropian për integrim më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, deklaroi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, së bashku me ambasadorin e BE-së në vend, Dejvid Gir.

Siç njoftoi sot Banka Popullore, ambasadori Gir përshëndeti përpjekjet e Bankës Popullore për dorëzimin e aplikacionit për anëtarësim në SEPA, i cili është një nga shtatë prioritetet për forcimin e integrimit ekonomik sipas Planit të Komisionit Evropian për rritje dhe integrim më të shpejtë të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

"Dorëzimi i aplikacionit për anëtarësim në Zonën e vetme të pagesave në euro SEPA është një hap historikisht i rëndësishëm që do të na mundësojë të aksesojmë sistemin evropian të pagesave dhe të përdorim përfitimet e tij edhe para se vendi të jetë anëtar i BE-së", vlerësuan Angelovska-Bezhoska dhe Gir.

Guvernatorja Angelovska-Bezhoska theksoi se përfitimet për qytetarët dhe kompanitë do të jenë të mëdha dhe do të nënkuptojnë mbi të gjitha një mënyrë më të lirë, më të shpejtë, të sigurt, të thjeshtë dhe efikase (të barabartë me pagesat kombëtare) për pagesat e gatshme në euro në vendet anëtare të SEPA-s. Ajo theksoi se vendi pret një vendim pozitiv nga Këshilli Evropian i Pagesave, pas të cilit do të bëhet inkuadrimi efektiv me përfshirjen e ofruesve vendorë të shërbimeve të pagesave në sistemet e pagesave SEPA.

Në takim u diskutuan disa çështje aktuale në fushën e arritjeve makroekonomike, trendet ekonomike, kushtet e inflacionit dhe valutës, si dhe kushtet në sektorin bankar. sa/

Foto: Banka Popullore

QËNDRONI TË LIDHUR