• e shtunë, 27 korrik 2024

Takim i anëtarëve të Komitetit kuvendor për marrëdhënie mes bashkësive me ARDB

Takim i anëtarëve të Komitetit kuvendor për marrëdhënie mes bashkësive me ARDB

Shkup, 2 mars 2023 (MIA) - Komiteti për marrëdhënie mes bashkësive, së bashku me Grupin interpartiak parlamentar për mbështetje të të drejtave të romëve, inkluzivitetin dhe integritetin e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot do të realizojë vizitë pune dhe takim me Agjencinë për realizim të të drejtave të bashkësive (ARDB).

Siç ceket në kumtesë, qëllimi i vizitës është realizimi i Programit për punën e Komitetit për vitin 2023 dhe realizimin e të drejtave të bashkësive dhe integrim më të madh të pjesëtarëve të bashkësive.

Ky takim me ARDB është vazhdim i aktiviteteve të përbashkëta me Komitetin dhe bashkëpunimin tashmë mirë të vendosur të ndërsjelltë që duhet të vazhdojë dhe vazhdimisht të sendërtohet dhe avancohet. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR